Sot Izraeli vrau 26 palestinezë në Gaza

Të paktën 26 palestinezë u vranë dhe mbi 60 të tjerë u plagosën sot nga bombardimet izraelite që shjënjestruan shtëpi në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, Spitali Al-Awda tha se bombardimet izraelite kishin në shënjestër disa shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat, duke vrarë 26 palestinezë dhe duke plagosur më shumë se 60 të tjerë.
Izraeli filloi një luftë gjenocidale në Rripin e Gazës në tetor 2023, duke vrarë mbi 44.600 njerëz deri më tani, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur afro 106.000
Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij vdekjeprurëse në Gaza.



