Sot do të dihet emri i kryeprokurorit të ri

Qeveria në mbledhjen e sotme do të propozojë emrin e kryeprokurorit apo prokurores së re. Këtë e njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski gjatë konferencës së sotme për shtyp.

“Sot do të kemi mbledhje qeveritare, dhe publiku do të dijë se cili do të jetë emri i prokurorit ose prokurores së ardhshëm, dhe do të dërgohet në Parlament”, tha Mickoski.
Ndryshe, anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë, dhanë mendim pozitiv për katër kandidatë, prokuroren Lençe Ristoska, për ushtruesen aktuale të detyrës së Prokurores Shtetërore Publike, Anita Topolova-Isajllovska, më pas për prokuroren Lidija Raiçeviq dhe për gjyqtarin Nenad Saveski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button