Sorensen deklarohet pas takimit me Bislimin: Së shpejti takim trepalësh

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen njoftoi për takimin që e pati sot në Bruksel me zëvendëskryeministrin në detyrë të Kosovës, Besnik Bislimi.
Përmes një postimi në plaformën “X”, Sorensen shkroi se takimi me Bislimin u zhvillua “në kuadër të përgatitjeve për një takim trepalësh” sot, i cili nuk u zhvillua.
Ai tha se diskutuan shumë çështje, ndërsa paralajmëroi një takim trepalësh “së shpejti”.
‘Prita Kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi për një takim në kuadër të përgatitjeve për një takim trepalësh të Dialogut në Bruksel sot. Diskutuam për një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Planifikojmë të organizojmë së shpejti një takim trepalësh”, shkroi Sorensen.