Sondazhi: Presidentja e Kosovës, liderja më e besuar në rajon

Sondazhin e IRU e ka bërë publik këshilltari për medie i presidentes, Bekim Kupina, përmes një postimi në Facebook.
“68 për qind e të anketuarve kanë treguar besim ndaj Presidentes, teksa 66 për qind besueshmëri ndaj institucionit të Presidencës. Presidentja Osmani dhe institucioni i Presidencës, vazhdojnë me përkushtim, në shërbim të shtetit!”, ka shkruar Kupina.



