Sondazh: Shumica e izraelitëve nuk duan që Netanyahu të kandidojë sërish

Sipas një sondazhi të publikuar nga kanali izraelit Channel 12, 52 për qind e të anketuarve besojnë se kryeministri Benjamin Netanyahu nuk duhet të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme.
Ndërkohë, 42 për qind e të pyeturve kanë deklaruar se Netanyahu duhet të garojë përsëri për postin e kryeministrit si lider i partisë së tij Likud, ndërsa 7 për qind kanë thënë se janë të pasigurt për kandidaturën e tij.



