Sondazh: Shumica e izraelitëve duan marrëveshje me Hamasin

Walla, një kompani mediatike online në pronësi të Jerusalem Post, ka zhvilluar një sondazh ku rezulton se 62 për qind e izraelitëve dëshirojnë që qeveria e tyre të arrijë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura në Gaza.
Megjithatë, mbështetja për armëpushimin me Iranin është ndryshe: vetëm 33 për qind e izraelitëve të anketuar e mbështesin atë, ndërsa shumica, 52 për qind, janë kundër marrëveshjes.