Sondazh: Numri i grave që duan të largohen përgjithmonë nga SHBA-ja ka arritur nivel rekord

Një sondazh në SHBA zbuloi se përqindja e grave amerikane që duan të largohen përgjithmonë nga vendi dhe të vendosen në një vend tjetër ka arritur nivel rekord, duke u rritur në gati 40 për qind në dekadën e fundit, transmeton Anadolu.
Kompania hulumtuese me seli në SHBA “Gallup” anketoi afërsisht 1.000 gra amerikane të moshës 15 deri në 44 vjeç në lidhje me dëshirën e tyre për të jetuar jashtë vendit.
Sipas anketës, përqindja e grave që do të donin të vendoseshin përgjithmonë jashtë vendit nëse u jepej mundësia është katërfishuar, duke u rritur në 40 për qind nga 10 për qind që ishte në vitin 2014.
Ndërkohë, 19 për qind e burrave në të njëjtën grupmoshë ndanë një trend të ngjashëm dhe diferenca prej 21 për qind midis burrave dhe grave ka arritur nivel kaq të lartë për herë të parë.
Kanadaja, Zelanda e Re, Italia dhe Japonia janë ndër vendet më të preferuara midis grave.



