Sonda e Kinës kthehet në Tokë me mostrat e para nga pjesa e largët e Hënës

Sonda hënore e Kinës, Chang’e-6, ka zbarkuar të martën në Tokë, duke e bërë Kinën vendin e parë në botë që sjell mostra guri dhe dheu nga pjesa e largët e Hënës.

Sonda zbarkoi në veri të Kinës të martën pasdite, sipas kohës lokale.

Shkencëtarët kinezë parashikojnë se mostrat e marra nga Hëna do të përfshijnë gurë vullkanin 2.5 miliardë vjet të vjetër, si dhe materiale të tjera për të cilat shkencëtarët shpresojnë se do të ndihmojnë për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth dallimeve gjeografike mes dy anëve të hënës.

Derisa misionet amerikane dhe sovjetike kanë mbledhur mostra nga pjesa e afërt e hënës, misioni kinez u bë i pari që grumbullon mostra nga pjesa e largët e saj.

Pjesa e afërt ajo që e shohin nga Toka, ndërsa pjesa e largët është e kthyer kah hapësira kozmike. Pjesa e largët njihet gjithashtu edhe për bjeshkë dhe gropa, për dallim nga pjesët kryesisht të rrafshëta që shihen në pjesën e afërt.

Sonda ishte nisur nga toka më 3 maj, ndërsa udhëtimi i saj zgjati 53 ditë. Sonda ka gërmuar në hënë dhe ka nxjerr gurë nga sipërfaqja e saj.

Mostrat “pritet të ofrojnë përgjigje për njërën prej pyetjeve më thelbësore në hulumtimet shkencore të hënës: çfarë aktiviteti gjeologjik është përgjegjës për dallimet mes dy pjesëve të saj?” tha Zongyu Yue, gjeolog në Akademinë e Shkencave të Kinës, në një komunukatë të lëshuar në Innovation Monday.

Në vitet e fundit Kina ka kryer misione të shumta me sukses në hënë, duke mbledhur mostra nga pjesa e afërt e hënës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button