Somalia anulon marrëveshjet e sigurisë dhe mbrojtjes me EBA-në për portet kyç për shkak të shqetësimeve për sovranitetin

Qeveria e Somalisë ka anuluar marrëveshjet e sigurisë dhe mbrojtjes me Emiratet e Bashkuara Arabe, të lidhura me disa porte kyç, duke përmendur shkelje të dyshuara të sovranitetit, unitetit kombëtar dhe pavarësisë politike të vendit, njoftoi të hënën zyra e kryeministrit, transmeton Anadolu.

Vendimi është marrë mbi bazën e “raporteve dhe provave të forta për veprime të gabuara që cenojnë sovranitetin, unitetin kombëtar dhe pavarësinë politike” të Somalisë, thuhet në një deklaratë.

Gjatë një mbledhjeje të kabinetit, ministrat kanë rënë dakord t’i shfuqizojnë të gjitha marrëveshjet dhe aranzhimet e bashkëpunimit që lidhen me portet e Berberës, Bosasos dhe Kismayos, shtohet në njoftim.

Kabineti ka miratuar gjithashtu një projektligj për mbrojtjen e sovranitetit dhe unitetit territorial të Somalisë, si dhe një projektligj për arbitrazhin, bëri të ditur zyra e kryeministrit.

Sipas deklaratës, projektligji për sovranitetin do t’u ndalojë administratave rajonale dhe subjekteve private të lidhin marrëveshje me palë të huaja pa njoftimin paraprak dhe miratimin e qeverisë federale, si dhe pa mbikëqyrjen e ministrisë përkatëse.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button