Slot: Nuk kam asnjë problem me Salah, ai trajtohet si çdo lojtar tjetër i Liverpoolit

Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, u shpreh sot se nuk ekziston asnjë problem për të zgjidhur me sulmuesin egjiptian Mohamed Salah.
Salah bëri një paraqitje të shkëlqyer në fitoren 2-0 ndaj Brighton-it, ndeshje që e nisi nga stoli dhe dha një asist vendimtar.

Egjiptiani nuk ishte grumbulluar për ndeshjen e Champions League kundër Interit javën e kaluar, por Slot e riktheu menjëherë në skuadër dhe Salah tregoi vlerën e tij, pak para se të nisej për në kombëtare.
“Për mua nuk ka asnjë problem për t’u zgjidhur. Ai tani trajtohet si çdo lojtar tjetër. Flasim me lojtarët si kur janë të lumtur, ashtu edhe kur janë të pakënaqur.

Nuk ka asgjë për të cilën të diskutojmë pas asaj që ndodhi kundër Leeds-it,” deklaroi Slot.

Holandezi theksoi se arsyeja pse Salah nuk ishte në Milano ishte intervista e tij, duke shtuar: “Pyetja është gjithmonë dhe secili ka një mendim të ndryshëm, nëse një lojtar duhet të qëndrojë në stol një herë, dy herë, katër herë… çdo trajner merr vendime të ndryshme.
Ai nuk luajti kundër Interit dhe unë bisedova me të të premten.

Nuk them asgjë për ato që flasim, por veprimet flasin më shumë se fjalët.”

“Ai u rikthye në skuadër dhe kur më duhej të bëja zëvendësimin tim të parë, e futa në fushë.

Ai luajti ashtu siç çdo tifoz, përfshirë edhe unë, do të donte ta shihte, me energji dhe vendosmëri,” përfundoi Slot.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button