Sllovakia kërcënon të shkurtojë ndihmën për Ukrainën

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka kërcënuar se do të shkurtojë mbështetjen financiare për më shumë se 130,000 refugjatë ukrainas, pas një mosmarrëveshjeje me Ukrainën për furnizimet me gaz rus.

Kryeministri sllovak Robert Fico në një video-mesazh të postuar në Facebook deklaroi se partia e tij Smer do të konsideronte ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në Ukrainë.

“Unë deklaroj se partia ime është gati të debatojë për ndalimin e furnizimeve me energji elektrike dhe për uljen e ndjeshme të mbështetjes për qytetarët ukrainas në Sllovaki. E vetmja alternativë për një Sllovaki sovrane është rinovimi i marrëveshjes së tranzitit të gazit ose kërkesa për mekanizma kompensimi që do të zëvendësojnë humbjen në financat publike prej afro 500 milionë euro”, tha ai.

Eksportet e gazit rus nëpërmjet tubacioneve të epokës sovjetike që kalonin përmes Ukrainës u ndalën në ditën e Vitit të Ri, duke shënuar fundin e dekadave të dominimit të Moskës mbi tregjet e energjisë evropiane, pasi kontrata e tranzitit midis Rusisë dhe Ukrainës skadoi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button