Skandal: Bujar Osmani manipulon me gruan plakë

Kandidati i BDI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, i cili po shkon derë më derë duke kërkuar votën e qytetarëve shqiptarë, ka ndarë një moment të cilin e ka cilësuar të veçantë, në lagjen Liria.
“Sot, derë më derë te Liria, më hapi derën një nënë e moshuar dhe shumë pozitive. Më tha: ‘Dua një foto me ty, sepse jam me gjithë zemër me ty dhe dua që ta publikosh.’”, ka shkruar Osmani.
Ai thekson se ky gjest i thjeshtë, por i sinqertë, e ka prekur thellë:
“Këto fjalë më mbushën zemrën dhe më dhanë edhe më shumë kuptim për gjithçka që po bëj.”