Sistemi “Qyteti i Sigurt”: Gjatë një jave u regjistruan 4,490 shkelje

Gjatë periudhës prej 09.02.2026 deri më 15.02.2026, përmes sistemit të monitorimit me kamera “Qyteti i Sigurt” në qytete dhe në korridoret rrugore ku janë vendosur kamerat, janë regjistruar gjithsej 4,490 shkelje të rregullave të komunikacionit, që përfaqëson një ulje prej 10% në krahasim me javën e parë të shkurtit kur u regjistruan 4,991 shkelje.
Nga numri i përgjithshëm, shumica dërrmuese e shkeljeve, gjithsej 4,297, kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 33 raste për kalim në dritë të kuqe dhe 160 raste për drejtim të mjetit me regjistrim të skaduar.
Gjithashtu, janë shqiptuar 148 masa për “ndalim të drejtimit të automjetit”, numër ky që shënon një rënie prej 48.6% krahasuar me javën paraprake; nga këto masa, 33 ishin për kalim në të kuqe dhe 115 për shpejtësi të lartë, ku përfshihen 99 raste të lëvizjes me mbi 80 km/h mbi kufizimin në zonë të banuar dhe katër raste me mbi 170 km/h në zonë të pabanuar.
Autoritetet apelojnë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret për të kontribuar në rritjen e sigurisë në rrugë.



