Siri, intensifikohen përleshjet edhe në provincën Daraa në jug të Damaskut

Janë intensifikuar përleshjet edhe në distriktin Noa të provincës Daraa në Sirinë jugore midis forcave të regjimit të Bashar Asadit dhe grupeve opozitare.

Ushtarët nga Divizioni i 8-të i regjimit sirian në Daraa janë bashkuar me grupet opozitare në Suwayda dhe Quneitra për të krijuar “Dhomën e Operacioneve Jugore” në zonat që ndodhen në jug të Damaskut.

Aleanca lëshoi ​​një deklaratë duke theksuar unitetin, duke u zotuar të sigurojë kufijtë jugorë dhe të rivendosë stabilitetin.

Në deklaratë u bëhet thirrje aktorëve ndërkombëtarë që të respektojnë vendimet e sirianëve për liri dhe shtet-ndërtim, ndërkohë që u bëri thirrje forcave të regjimit të largohen.

Në deklaratë gjithashtu theksohet përparimi drejt Damaskut si një objektiv kryesor.

– Grupet opozitare marrin kontrollin e zonave të shumta në Siri

Grupet opozitare kanë kapur disa lokacione në provincën Daraa të Sirisë, duke intensifikuar përleshjet me forcat e regjimit.

Burimet lokale raportojnë se grupet filluan sulme në pikat e kontrollit të regjimit pranë qendrës së qarkut Noa në fshatin perëndimor të qytetit Daraa.

Teksa luftimet vazhdonin, forcat e regjimit u përgjigjën me sulme mortajash dhe sulme artilerie.

Grupet opozitare pushtuan rrethet Busra al-Harir, Jasim, Hirak dhe Tafas; qytetet Semlin, Sura dhe Msheirfeh; si dhe fshatrat Gharieh Sharqieh, Karak, Nahte, Jizeh dhe Umm Walad. Ata gjithashtu morën kontrollin e lagjes Daraa Balad në qendër të qytetit.

Përleshjet e ashpra vazhdojnë gjithashtu teksa forcat e opozitës bëjnë përpjekje për të siguruar kufirin Siri-Jordan. Pas luftimeve, kalimi kufitar Nasib ra nën kontrollin e tyre.

– Krahina që ndezi kryengritjen popullore

Daraa ishte nën kontrollin e opozitës midis viteve 2012 dhe 2018.

Grupet terroriste të mbështetura nga Irani dhe regjimi i Asadit, të cilët rifituan fuqinë me ndërhyrjen ushtarake të Rusisë, nisën një ofensivë tokësore në rajon në qershor 2018. Muajin tjetër, forcat e regjimit deklaruan se kishin pushtuar të gjithë provincën.

Qyteti Daraa, ku forcat e regjimin shtypën me dhunë protestuesit në vitin 2011, ishta frymëzim për protestat mbarëkombëtare dhe luftës civile që pasoi.

– Ofensiva befasuese

Përleshjet midis forcave të regjimit sirian dhe grupeve kundër regjimit shpërthyen fillimisht më 27 nëntor në fshatin perëndimor të Halepit.

Deri më 30 nëntor, forcat opozitare kishin marrë kontrollin e pjesës më të madhe të qendrës së qytetit të Halepit dhe kishin vendosur dominimin në të gjithë provincën e Idlibit.

Më 1 dhjetor, Ushtria Kombëtare Siriane nisi operacionin “Agimi i Lirisë” kundër grupit terrorist PKK/YPG në fshatin Tel Rifaat të Halepit, duke çliruar zonën nga elementët terroristë.

Dje, forcat kundër regjimit pushtuan qytetin Hama dhe po përparojnë drejt Homsit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button