Sipas Statistikës, është rritur për 10,3% numri i turistëve të huaj

Numri i përgjithshëm i turistëve në vend vitin e kaluar ishte më i lartë për 6,0 % krahasuar me vitin 2024. Tek turistët e huaj ka rritje prej 10,3 %, ndërsa tek turistët vendas ka ulje prej 2,2 %, njofton Enti Shtetëror i Statistikave.

Numri i bujtjeve, ndërkaq, shënon rritje prej 0,8 %. Tek turistët vendas ka ulje prej 4,1 %, ndërsa tek turistët e huaj rritje prej 6,4 %.

Në dhjetor 2025, nga numri i përgjithshëm i turistëve, 36,7 % ishin vendas, ndërsa 63,3 % ishin turistë të huaj.

Numri i bujtjeve në dhjetor 2025 arriti në 112.001, prej të cilave 42,4 % janë nga turistët vendas, ndërsa 57,6 % nga turistët e huaj.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button