Sindikata e punonjësve shëndetësor : Na duhet siguri në punë

Qytetarët e dhunshëm dhe nervozë që kanë nevojë për kujdes shëndetësor duhet të lënë armët dhe thikat në shtëpitë dhe veturat e tyre dhe të jenë të paarmatosur dhe të përgatitur psikofizikisht që problemet e tyre shëndetësore ti adresojnë në institucionet e kujdesit shëndetësor.
Këtë e rekomandoi Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Shëndetësisë, pas incidentit të mbrëmshëm në këtë spital.
“Nga Drejtorët e ISHP-së kërkojmë që përmes sigurisë fizike dhe monitorimit, të ketë rritje të sigurisë së punonjësve shëndetësorë gjatë punës në institucionet shëndetësore”.
Ndërkohë nga MPB thonë se në vendin e ngjarjes kanë dalë oficerët policorë, dhe në koordinim me prokurorin publik, pas dokumentimit të plotë të rastit kundër M.N. do të dorëzohet parashtresa sipas nenit 304 të Ligjit për kujdesin shëndetësor.