Sillen në Prokurorinë e Koçanit disa nga të dyshuarit e parë nga hetimi i zgjeruar për zjarrin në diskotekën “Pulse”

Me tre automjete policie dhe përcjellje, në Prokurorinë Themelore Publike në Koçanë sonte rreth orës 21:30 u sollën disa nga të dyshuarit e parë nga hetimi i zgjeruar për zjarrin në diskotekën “Pulse”.

Gjysmë ore më herët në Prokurori kishte mbërritur edhe prokurori publik shtetëror, Ljupço Kocevski, i cili nuk dha deklaratë për mediat, por theksoi se gjatë një konference për shtyp nesër do t’i bëjë publike detajet.

Me hetimin e zgjeruar janë përfshirë 19 persona që dyshohen për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme sipas nenit 292, në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal. Bëhet fjalë për persona zyrtarë, të cilët në periudhën nga viti 2012 deri më 16 mars të këtij viti, në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të tyre, nuk kanë vepruar sipas masave të përcaktuara për mbrojtje, duke shkaktuar rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve, si dhe për pronën në përmasa të mëdha.

Nga Prokuroria në Koçanë bënë të ditur se mes të dyshuarve ka inspektorë ndërtimorë të autorizuar në komunë, drejtorë dhe inspektorë të përgjithshëm nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ministra, sekretarë shtetërorë dhe persona të tjerë zyrtarë nga Ministria e Ekonomisë, si dhe inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button