Siljanovska Davkova: Nga Matarela kërkova garanci për eurointegrimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Romë në takimin me kolegun e tij italian Serxho Matarela ka kërkuar garanci për ardhmërinë evropiane të vendit.

“Kërkova nga presidenti italian dhe nga Italia që të ndihmojë në rrugën e mëtejme rreth dhënies së garancive për ardhmërinë tonë politike evropiane, pas çka ai u përgjigj se është i përgatitur të qëndrojë pas nesh kuptohet edhe në kërkesën e zgjidhjeve me fqinjët”, deklaroi Siljanovska Davkova.

Siç informojnë nga Kabineti i saj, Siljanovska Davkova e ka vlerësuar si të frytshëm dhe konstruktiv takimin me Matarelën. Në të kanë biseduar për bashkëpunimin e gjithanshëm në periudhë prej 30 vitesh, jo vetëm me ne, por edhe me gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Presidenti tha se Italia do të vazhdojë ta mbështesë rajonin, të na mbështesë neve, në çdo pikëpamje, jo vetëm në eurointegrimet, por edhe në ekonomi, arsim, kulturë, mbrojtje, madje edhe anëtarësimin italian dhe të tonë në organizatat ndërkombëtare”, tha Siljanovska Davkova.

Kjo është vizita e parë zyrtare jashtë shtetit e presidentes Siljanovska Davkova pas fitores në zgjedhjet presidenciale më 8 maj.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button