Sijarto: Presidenca hungareze e BE-së do të bëjë përpjekje që RMV të nisë negociatat
Në një bisedë me kolegët e tij maqedonas dhe malazezë në margjinat e samitit të NATO-s shefi i diplomacisë hungareze theksoi se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të forcojë stabilitetin në rajon dhe sigurinë e kontinentit, dhe Hungaria do të punojë për ta përshpejtuar atë proces gjatë presidencës së saj.
“Presidenca hungareze e BE-së do të bëjë një përpjekje të fokusuar për të filluar negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe për të hapur të paktën një kapitull në negociata. Për sa i përket Malit të Zi, presidenca hungareze do të donte të lehtësonte mbylljen e të paktën shtatë, por në mënyrë optimale nëntë ose dhjetë kapituj përpara fundit të vitit. Ne besojmë se Mali i Zi ka ndërmarrë hapat e nevojshëm” , theksoi Siarto.
Duke folur për politikën aktuale të zgjerimit të BE-së, Sijarto tha se ajo humbet besueshmërinë sa herë që një vend i Evropës Perëndimore ose Balltikut pengon hyrjen e një vendi nga Ballkani Perëndimor.
Më 1 korrik të këtij viti, Hungaria merr presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian. Ndër prioritetet e vendit në gjashtë muajt e ardhshëm, ndërkohë që do të kryesojë Bashkimin, është afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor një hap më pranë anëtarësimit në BE.