“Si mund të heshtë bota për Gazën?” – Greta Thunberg

Në konferencën për shtyp të Flotiljes Globale Sumud foli edhe aktivistja suedeze Greta Thunberg.

“Pyetja këtu sot nuk është pse po lundrojmë. Historia nuk ka të bëjë fare me misionin që do të ndërmarrim. Historia këtu ka të bëjë me Palestinën,” tha ajo. “Historia këtu është se si njerëzve po u mohohen qëllimisht mjetet më elementare për të mbijetuar dhe historia këtu është se si bota mund të qëndrojë në heshtje.”

Izraeli, tha Thunberg, është “shumë i qartë për qëllimin e tij gjenocidal”.

“Ata duan të zhdukin kombin palestinez, duan të marrin nën kontroll Rripin e Gazës. Nëse kjo nuk i bën njerëzit të veprojnë, nëse kjo nuk i bën njerëzit të ngrihen nga divani dhe të dalin në rrugë, të organizohen, atëherë nuk e di çfarë do t’i bëjë.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button