Shvercerat arrin marrëveshje me kryesinë e FC Shkupit

Nga tifo grupi Shvercerat në një komunikatë kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me kryesinë e FC Shkupit.

Sipas tyre, gabimet më nuk do të përsëriten dhe se këtë herë loja do të jetë ndryshe.

Ja dhe reagimi i plotë:

Mbas një takimi të drejtëpërdrejt e pa filtra mes nesh dhe kryesisë së FC Shkupit, kërkuam dhe morëm atë që na takon!

Gabimet nuk do të përsëriten këtë herë loja është ndryshe!

Kërkuam që në strukturën e re të klubit të jenë 3 përfaqësues nga vetë Shvercerat, të zgjedhur direkt nga tifogrupi jo më vendime pas shpine, tash e tutje çdo hap me ne!

Kishim edhe kërkesa tjera që u pranun dhe krejt do t’i sqarojmë në mbledhjen që po vjen!

S’ka më terr, gjithçka do të dalë në dritë!

Sot në ora 18:00 krejt te stadiumi!

Ndeshja miqësore: FC Shkupi vs Brera

Pas ndeshjes, mbledhje e rëndësishme ku do flasim qartë për marveshjen dhe hapat e ardhshëm.

Mos mungo! Nuk ka më vend për spektatorë, ose je pjesë, ose je jashtë!

Krejt bashkë, një zë, një qëndrim për FC Shkupin dhe Shvercerat!

SHVERCERAT ZEMRA E QYTETIT, TRURI I KLUBIT!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button