Shumica e izraelitëve të shqetësuar për pasojat globale të luftës në Gaza

Një sondazh i ri i Institutit Kombëtar Izraelit për Studime të Sigurisë tregon një shqetësim në rritje mbi luftën e Izraelit në Gaza dhe pozitën ndërkombëtare të vendit si pasojë.
Sipas sondazhit, i kryer më 11-14 gusht, 66.5 për qind e izraelitëve janë të shqetësuar për mundësinë e izolimit ndërkombëtar për shkak të veprimeve të Izraelit në Gaza.
Gjithashtu, 65 për qind thanë se nuk besojnë se luftimet në Gaza do të afrojnë lirimin e të burgosurve, ndërsa 43 për qind menduan se ato nuk avancojnë asnjë nga objektivat e shpallura të qeverisë për luftën.
Rreth 61 për qind e izraelitëve besojnë se kthimi i të burgosurve është i mundur vetëm përmes një marrëveshjeje dhe përfundimit të luftës.
Ndër të tjera, 67 për qind e të anketuarve shprehën shqetësim për të ardhmen e demokracisë izraelite.