Shumica e izraelitëve mbështesin spastrimin etnik të Gazës

Publiku në Izrael është i ndarë. Shumica mbështet planin e propozuar nga Trump për spastrimin etnik të Gazës nga popullsia palestineze.
Ekziston gjithashtu një mbështetje e gjerë për marrëveshjen e armëpushimit, me kusht që ajo të çojë në lirimin e të burgosurve izraelitë.
Opozita izraelite po e shfrytëzon këtë situatë, duke nisur sulme politike kundër Netanyahut dhe qeverisë së tij, duke thënë se ai nuk duhet të trembet nga marrëveshja e armëpushimit dhe nga frika e Smotrich, ministrit të financave, i cili kërcënoi rrëzimin e qeverisë nëse ajo kalon në fazën e dytë të marrëveshjes.
Ndërkohë, edhe mediat izraelite po pasqyrojnë këtë ndarje. Gazeta Haaretz ka dalë me titullin kryesor se Netanyahu po rrezikon armëpushimin, ndërsa gazetat më kryesore dhe ato të qendrës së djathtë raportojnë se Netanyahu i ka dhënë Hamasit një ultimatum: nëse nuk lirohen pengjet deri të shtunën, lufta do të rifillojë. /Al Jazeera/