Shumë shpejt, iPhone i palosshëm – sa do të kushtojë model i ri i Apple?

iPhone i palosshëm, i përfolur prej kohësh, pritet të lançohet vitin e ardhshëm dhe një raport i ri nga Digitimes sugjeron se pajisja ka hyrë në fazën e testimit të prototipit muajin e kaluar. Bazuar në informacionet nga burimet e zinxhirit të furnizimit, Apple tashmë ka një prototip funksional të telefonit të saj të parë të palosshëm.

Faza e testimit të prototipit pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti. Nga aty, pajisja do të hyjë në fazën e Testit të Verifikimit Inxhinierik (EVT) dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, duhet ta shohim të njoftohet së bashku me serinë iPhone 18 në shtator 2026.

Raporti i ri përmend gjithashtu se Apple ka ndaluar zhvillimin e iPad-it të saj të palosshëm për shkak të një kombinimi vështirësish në prodhim dhe kërkesës së dobët të konsumatorëve.
Sipas thashethemeve të fundit, iPhone i palosshëm pritet të ketë një ekran kryesor OLED 7.8 inç të prodhuar nga Samsung me një kamerë poshtë ekranit dhe një skaner Touch ID të montuar anash dhe pa Face ID. Thuhet se do të ketë një palosje “pothuajse të padukshme”, dhe e gjithë pajisja do të jetë jashtëzakonisht e hollë, rreth 9–9.5 mm kur paloset, njofton gsmarena, transmeton Gazeta Sinjali.

Apple pritet të përdorë një shasi prej lidhjeje titaniumi dhe një menteshë metalike të lëngshme që do të ofronte qëndrueshmëri të pakrahasueshme për një pajisje të palosshme. Siç mund ta prisni, kjo pajisje nuk do të jetë e lirë me thashethemet që tregojnë një çmim lansimi në rangun 2,100 – 2,300 dollarë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button