Shumë palestinezë të liruar raportuan abuzime para lirimit nga burgu izraelit

Burgu Ofer, nga i cili pritet të lirohen palestinezët, është një qendër ushtarake paraburgimi e ndërtuar në një qytet në periferi të Ramallahut, në Bregun Perëndimor të okupuar.

Në këtë qendër paraburgimi ushtarak funksionon një gjykatë ushtarake që dënon dhjetëra palestinezë çdo ditë, disa prej tyre pa asnjë akuzë apo gjyq. Po ashtu, ka edhe një sektor të veçantë për palestinezët e marrë nga Gaza, i cili njihet si “sektori i ferrit”. Nga këtu, 333 palestinezë do të transportohen drejt Rripit të Gazës.

Shumë prej të liruarve më herët thanë se u ishte mohuar gjumi, ishin lënë jashtë në sheshin e burgut gjatë gjithë natës dhe ishin trajtuar me dhunë. Gratë e burgosura, të cilat u liruan si pjesë e grupeve të mëparshme, raportuan se ishin tërhequr zvarrë nga flokët dhe ishin kërcënuar me vrasje nëse rifillonin ndonjë aktivitet politik apo ndonjë lidhje me fraksionet palestineze.

Shumica e palestinezëve të liruar nga Bregu Perëndimor i okupuar do të dëbohen dhe do të dërgohen në Egjipt. Vetëm disa prej tyre do të ribashkohen me familjet në shtëpitë e tyre. Arsyeja pse ende nuk po përmendim emrat e tyre është se ndonjëherë ndodhin ndryshime në minutën e fundit, siç kemi parë edhe në shkëmbimet e mëparshme.

Megjithatë, një emër i rëndësishëm është Ahmed al-Barghouti, i cili ishte një ndihmës i afërt i Marwan al-Barghoutit, një lider i lartë i Fatahut që ndodhet ende në burgjet izraelite dhe për të cilin shpresohet se do të lirohet në fazën e dytë të marrëveshjes. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button