Shtyhet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, shkak tragjedia ne Koçan

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur se është shtyrë takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo ishte e paraparë të mbahej në Shkup, por u shty si pasojë e tragjedisë që ndodhi të dielën në Maqedoninë e Veriut, ku mbetën të vdekur 59 persona, e 155 të tjerë u lënduan.
Ngjarja ka ndodhur si rezultat i shpërthimit të zjarrit brenda një diskoteke në Koçan.
Ky takim ndërmjet liderëve të Ballkanit Perëndimor ka pasur të mbahet më 19 dhe 20 mars.