Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni

Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të shtrenjtohen dhe pas një periudhe më të gjatë do të kemi rritje më të lartë të çmimeve.

Siç njoftoi Komisioni Rregullator i Energjisë, me vendimin e fundit çmimet me pakicë të derivateve të naftës janë rritur mesatarisht për 2.69 për qind krahasuar me vendimin e mëparshëm.

Me këtë vendim, çmimet me pakicë të benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 rriten për 2,50 denarë për litër.

Për 2 denarë për litër rriten çmimet me pakicë të Eurodizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1). Çmimi me pakicë i karburantit M-1 NS rritet për 0,473 denarë për kilogram.

Nga sonte pas mesnate çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Eurosuper BS – 95 78 denarë për litër

Eurosuper BS – 98 80 denarë për litër

Eurodizel BS (D-E V) 70,50 denarë për litër

Naftë ekstra e lehtë 1 (EL-1) 70,50 denarë për litër

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button