Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,29 % në raport me vendimin e datës 3.11.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,486 den/kg dhe tani do të jetë 36,427 den/kg.

Nga data 11.11.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 74,50 (denarë/litër).

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 76,50 (denarë/litër).

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button