Shtohet numri i kompanive nga RMV që marrin pjesë në tregun 5 miliard eurosh të NATO-s

Pas anëtarësimit të vendit në NATO, kompanitë e Maqedonisë së Veriut kanë mundësi të marrin pjesë në tregun e NATO-s, me vlerë 5 miliardë euro në vit. Dhe kjo ka shtuar interesin e kompanive vendave për të ofruar shërbimet e tyre për nevojat e Aleancës.
Deri më tani, gjithsej 44 kompani kanë shfaqur interes për të marrë pjesë në tenderë, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes.
Por për të hyrë në treg duhen certifikata, si dhe plotësimi i disa kushteve mirëpo interesi dhe numri i kompanive që ofrojnë shërbime për NATO-në nga dita në ditë po rritet, ka njoftuar ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.
