Shtohen tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë, Moska çon nëndetësen bërthamore në Kubë

Katër anije ruse, duke përfshirë një nëndetëse me armë bërthamore, do të mbërrijnë në Havana javën e ardhshme, kanë thënë zyrtarët kubanë.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kubës tha se, asnjëra prej anijeve nuk mban armë bërthamore. Ata shtuan se anijet do të ankorohen në kryeqytetin kuban midis datave 12 dhe 17 qershor, duke siguruar se prania e tyre nuk përbën asnjë kërcënim për rajonin.
“Kjo vizitë korrespondon me marrëdhëniet historike miqësore mes Kubës dhe Federatës Ruse dhe i përmbahet rreptësisht rregulloreve ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Por vendosja e pazakontë e nëndetëses me fuqi bërthamore dhe tre anijeve të tjera detare aq afër Shteteve të Bashkuara vjen në mes të tensioneve të mëdha për luftën në Ukrainë. Kuba dhe SHBA janë vetëm rreth 145 km larg njëra-tjetrës në pikën e tyre më të afërt.
Presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi këtë javë se Moska mund të ndërmarrë hapa “asimetrike” nëse vendet perëndimore si Gjermania dhe SHBA do të furnizonin Ukrainën me armë që më pas përdoreshin në tokën ruse. Ai parlajmëroi se mund të furnizojë me armë me rreze të gjatë armiqtë e Perëndimit.
Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kubës janë bërë më të ngushta që nga një takimi i vitit 2022 midis presidentit kuban Miguel Diaz-Canel dhe Putin.



