Shteti rrit subvencionet për vetëpunësim! 20,000 euro nëse jeni dy ortakë nën 29 vjeç

Deri të martën në mesditë janë dorëzuar mbi 3,700 aplikime nga të rinj të papunë për masën e vetëpunësimit, informoi zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski. Në turin nëpër komuna, ai sot vizitoi Kumanovën, ku u prezantua plani operativ i punësimit. Risteski tha se dëshiron të inkurajojë, veçanërisht të rinjtë nën 29 vjeç, por edhe të gjithë të papunët e tjerë, që të shfrytëzojnë periudhën e aplikimit për një nga masat më të njohura dhe tërheqëse, vetëpunësimin. Kjo masë do të zgjasë deri të premten.
“Njëra nën-masë është për personat që do të hapnin biznes deri në 29 vjeç, përkatësisht për të rinj, që masa paraqet shumën prej 10 mijë eurove ose për plot 4 mijë euro më shumë se vjet. Për personat mbi 29 vjet masa është rritur për 1 mijë euro, përkatësisht 7 mijë euro dhe nën-masa e tretë: mundësi për partneritet, gjegjësisht formimi i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuara, ku dy të rinjë do të bëhen partnerë deri 29 vjet do të marrin 20 mijë euro, ndërsa nëse partnerët do jenë mbi 29 vjet do të marrin 14 mijë euro”, tha Marjan Risteski, zëvendës ministër i Ekonomisë dhe Punës.