Shtetasi i Maqedonisë vritet me thikë në Gjermani, zbulohet identiteti i tij

Trupi i pajetë i një shtetasi maqedonas është gjetur në një varrezë në Bremen, dhe për shkak se trupi kishte plagë nga thika, menjëherë u bë e qartë se burri fatkeq ishte viktimë e një vrasjeje shkruan gazeta BILD në gjermani.

Shpejt u konstatua se Imer D. (40), i cili më parë ishte i njohur për policinë, ishte vrarë sepse kishte përndjekur ish-partneren e tij, me të cilën kishte një fëmijë.

Vizitorët e varrezave e gjetën trupin e tij në një pellg gjaku midis varreve dhe menjëherë thirrën policinë. Policia njoftoi se Imer D. ka vdekur, me shumë gjasa, nga plagët me thikë.

Në momentin e vdekjes, Imer kishte veshur pantallona gri, një xhaketë të kuqe dhe sandale të zeza.

“E njohim atë, është një person që për muaj të tërë shkakton probleme këtu, ka një vajzë trevjeçare me një grua greke, ajo jeton këtu afër varrezave”, thonë banorët.

Fqinjët thonë se Imer e përndiqte vazhdimisht ish-partneren. Ai kishte shkruar fjalët “Të dua” me spraj në trotuarin përpara banesës ku jeton grekja me vajzën e tyre.

Thuhet se ai kishte thyer edhe xhamat e shtëpisë dhe kishte dëmtuar disa makina.
“Të gjithë këtu kishin probleme me të, askush nuk e donte”, thonë fqinjët.

Imer jetonte në apartamentin e tij deri në tetor 2023, kur apartamenti u dogj. “Ai tha se kishte fjetur me cigare. Policia kurrë nuk arriti të përcaktojë shkakun e saktë të zjarrit, dhe ai më kishte borxh qiranë”, tha ish-pronari i apartamentit.

Thuhet se shtetasi maqedonas i vrarë së fundmi po flinte në varreza.
“Ai po flinte nën çatinë e kapelës së varrezave për rreth tre javë”, tha një banor lokal, duke shtuar se kapela është përballë varrit të gjyshes së ish-gruas së tij.

Policia ende është në kërkim të vrasësit të Imerit. Ata kanë thirrur të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion për të vrarin ose për atë që ndodhi në varreza të enjten, të raportojnë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button