Shtetasi i Maqedonisë humb jetën në aksident në Pragë!

Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme ka njoftuar për një rast tragjik që ka ndodhur në Pragë të Çekisë, ku në një aksident ka humbur jetën shtetasi i Maqedonisë së Veriut.
“Është dorëzuar informacion për aksident të rëndë me motor, me ngasës D.Ç., shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili pas aksidentit ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në spital për mjekim. Pas marrjes së informacionit, Ambasada menjëherë ka rënë në kontakt me familjen.
Më 3 gusht, nga ana e familjes së personit D.Ç. Ambasada është informuar se ai iu është nënshtruar plagëve”, thuhet në njoftim.
Nga Ministria bëjnë të ditur se punojnë në kthimin e trupit të pajetë të D.Ç. në Maqedoni.