Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin pas sulmit me raketa ndaj Izraelit

Presidenti i SHBA Joe Biden ka urdhëruar forcat amerikane në rajon që të ndihmojnë mbrojtjen e Izraelit kundër sulmit iranian dhe të rrëzojnë raketat. Kështu njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Ky ishte pjesërisht rezultat i veprimit të drejtpërdrejtë nga ushtria amerikane këtë mbrëmje pas “planifikimit intensiv” midis Uashingtonit dhe zyrtarëve izraelitë, tha ai. Sipas Pentagonit, shkatërruesit e marinës u përfshinë në rrëzimin e disa raketave.
Presidenti shtoi se kishte “diskutime aktive” në vazhdim mbi mënyrën se si Izraeli do të përgjigjej.
“Mos bëni gabim, ne qëndrojmë me Izraelin,” tha ai.
Sulmi ka bërë që ushtria izraelite të dalë me deklarata, me qëllim që qytetarët të shkojnë në strehimore, për të qenë të sigurt. Ngritjet dhe uljet janë pezulluar në aeroportin kryesor ndërkombëtar, Ben Gurion. Jordania ka mbyllur hapësirën e saj ajrore.