Shtëpia e Bardhë e cilëson “Amazonin” si armiqësor dhe politik

Shtëpia e Bardhë e ka kritikuar Amazonin duke thënë se është “armiqësor” dhe “politik”, gjatë një konference për shtyp të martën për të shënuar 100-ditorin e administratës së dytë të Donald Trumpit.

Deklarata pason raportet që sugjerojnë se shitësi me pakicë në internet, së shpejti do t’u tregojë konsumatorëve se sa po i kushtojnë tarifat e Trumpit kostos së produkteve të tij, raporton BBC.

“Ky është një akt armiqësor dhe politik nga Amazon”, ka deklaruar sekretarja e Shtypit, Karoline Leavitt.

Tarifat – taksat e ngarkuara për mallrat e blera nga vende të tjera, kanë qenë një çështje përcaktuese e administratës së Trumpit, pas vendimit të tij për të vendosur tarifa 145% për mallrat kineze dhe 10% për mallrat nga shumica e vendeve të tjera.

Që nga rikthimi në detyrë tre muaj më parë, Trumpi ka riformuar qeverinë amerikane me shumë veprime ekzekutive. Kritikët thonë se presidenti po i kapërcen kompetencat e tij, ndërkohë që i largon edhe aleatët ndërkombëtarë.

Por për mbështetësit e Trumpit, presidenti po përmbush premtimet e tij zgjedhore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button