Shtëpia e Bardhë: Duam të shohim vazhdimin e armëpushimit në Gaza

Shtëpia e Bardhë tha sot se SHBA-ja dëshiron të shohë vazhdimin e armëpushimit në Rripin e Gazës, ndërsa faza e parë e marrëveshjes do të përfundojë këtë fundjavë, raporton Anadolu.

Zëdhënësja Karoline Leavitt tha se presidenti Donald Trump dhe administrata e tij “mbeten shumë të angazhuar”.

“Ne duam të shohim vazhdimin e armëpushimit dhe presidenti e ka bërë shumë të qartë se dëshiron të shohë të gjithë pengjet që janë mbajtur në robëri në Gaza të kthehen në shtëpi”, u tha ajo gazetarëve.

Marrëveshja e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve, e cila filloi më 19 janar, përfshin tri faza, secila prej 42 ditësh, me negociata të nevojshme përpara kalimit në fazën tjetër.

Faza e parë pritet të skadojë të shtunën.

Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka shtyrë bisedimet për fazën e dytë – fillimisht e caktuar për të filluar më 3 shkurt – faza e parë rezultoi në lirimin e 29 të burgosurve izraelitë (nga 33 të planifikuar), duke përfshirë katër trupa, në këmbim të 1.755 të burgosurve palestinezë.

Ndërkohë, Trump ka bërë thirrje vazhdimisht për marrjen e Gazës dhe zhvendosjen e popullsisë së saj për ta zhvilluar atë në “rivierën e Lindjes së Mesme”.

Ideja është hedhur poshtë fuqishëm nga bota arabe dhe shumë vende të tjera, të cilat kanë thënë se ajo përbën spastrim etnik.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button