Shqiptarja që po e bën krenar gjithë kombin – edhe një rekord Ginisi

Arbnora Fejza-Idrizi nga komuna e Skënderajit sërish ka shënuar një rekord të ri në ri në librin botëror Guinness.

Kësaj radhe, ajo ka përgatitur mozaikun më të madh me lule origami, të cilën e ka realizuar me flamurin kombëtar. Mozaiku ka pasur përmasat prej 1,303 metra katror dhe ka ardhur në nder të 28 Nëntorit.

Pas konfirmimit të arritjes së rekordit, Arbnora Fejza- Idrizi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë.

“Mrekulli e re! Sot kam shënuar një tjetër fitore duke vendosur një rekord botëror të ri. Faleminderit për përkrahjen tuaj, ky sukses është i juaji po aq sa është im!”, ka shkruar Idrizi-Fejza.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button