Shqipëria pëson gol ndaj Spanjës

Kombëtarja e Shqipërisë për herë të parë në këtë kampionat ka kaluar e para në disavantazh në ndeshjen vendimtare me Spanjën.
Edhe pse e nisi shumë mirë, Shqipëria pranoi gol në minutën e 13-të. Pas një aksioni të spanjollëve, Ferran Torres e mori topin në zonë dhe me të majtën dërgoi topin në shtyllë dhe në rrjetë.