Shqipëria i’a kthen RMV-së ikonat e vjedhura

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, në ceremoninë për dorëzimin e ikonave të marra ilegalisht tek delegacioni maqedonas, tha se Qeveria e vlerëson lartë këtë akt historik të kthimit të njëzet ikonave që u takojnë kishave dhe manastireve maqedonase, raporton Alfax.

“Në këtë gjest e shohim si shprehje miqësie nga ana e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, kryeministrit Edi Rama dhe koleges time, ministres Elva Margariti, ne nuk njohim vetëm mesazhin politik të respektimit të detyrimeve të marra si shtet. Ne e njohim shumë më tepër mesazhin për marrëdhëniet etike dhe morale, si dhe për vlerësimin e pasurisë së mbrojtur kulturore maqedonase “,  tha Kostadinovska-Stojçevska.

Ministrja shqiptare e Kulturës, Elva Margariti, tregoi se ky ishte një moment solemn që i bëri të ndihen krenarë por nga ana tjetër, ky akt i hap rrugën edhe kthimit të objekteve të tjera kulturore dhe historike të vjedhura nga Shqipëria.Alfax.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button