Shqipëria dënon “në termat më të fortë” sulmin e dytë të Iranit ndaj Turqisë
“Shqipëria qëndron fort krah për krah me Turqinë dhe me të gjithë aleatët në mbrojtje të sigurisë dhe unitetit të Aleancës”, deklaroi kreu i shtetit shqiptar, Edi Rama

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, dënoi në termat më të fortë sulmin me raketa balistike iraniane ndaj Turqisë, duke e cilësuar atë si një veprim destabilizues për rajonin.
Në një reagim zyrtar, kryeministri Rama tha se fakti që ky është sulmi i dytë i tillë brenda pak ditësh është thellësisht alarmues dhe tregon edhe më tej natyrën agresive të këtyre veprimeve.
Rama theksoi se Turqia është një vend vëlla, një partner strategjik i Shqipërisë dhe një aleat i çmuar i NATO-s.
“Përpjekjet e regjimit iranian për të eksportuar tensione dhe paqëndrueshmëri përmes sulmeve të vazhdueshme ndaj fqinjëve të tij janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Veprime të tilla rrezikojnë të përshkallëzojnë më tej situatën dhe përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet më tej në deklaratë.
Shqipëria përshëndeti gjithashtu reagimin e shpejtë të NATO-s në mbrojtje të territorit, hapësirës ajrore dhe qytetarëve të Aleancës.
Mes të tjerash, kryeministri riafirmoi pozicionin e Shqipërisë përkrah Turqisë dhe me të gjithë aleatët në mbrojtje të sigurisë dhe unitetit të Aleancës.

