Shqipëri, ministri Vengu: Vijon evakuimi i banorëve në disa zona të vendit

Si pasojë e përmbytjeve dhe situatës së rënduar, në disa zona të Shqipërisë edhe sot është bërë evakuiimi i banorëve.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ndau sot momente nga ndërhyrjet që po kryejnë efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut në fshatin Ferras të Fierit dhe në bashkinë e Dimalit.

“Efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut janë në vijën e parë të angazhuar në evakuime dhe përballimin e emergjencave civile në Ferras të Fierit dhe Bashkinë e Dimalit”, u shpreh Vengu.

Reshjet intensive të shiut në ditët e fundit kanë krijuar problematikë të shtuar në disa qarqe të vendit, kryesisht në Durrës, Vlorë dhe Fier.

Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin në disa zona të këtyre qarqeve, konkretisht në Novoselë të Vlorës, në Ferras të Fierit, si dhe në Sukth dhe Katundin e Ri në Durrës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button