Shqipëri: Do të ketë vetëm dy gjini, burra dhe gra dhe jo “prindi 1” dhe “prindi 2”

Sipas gazetarit Ergys Gjençaj, socialistët kanë dorëzuar në Kuvend 22 amendamente të reja për projektligjin e Barazisë Gjinore, ku përmenden vetëm dy kategori gjinia, burrë dhe grua, duke përjashtuar mundësinë për një njohje të zyrtarizuar të gjinisë së tretë.
Kjo lëvizje vjen pas presionit të madh nga grupe të ndryshme shoqërore, që kërkonin rishikimin e qëndrimeve të partisë lidhur me këtë temë delikate. Për më tepër, pas diskutimeve të nxehta dhe kundërshtimeve nga pjesa më e madhe e publikut, duket se PS ka vendosur të fokusohen në një formulë më tradicionale për identifikimin e gjinive.
Amendamentet e dorëzuara do të shqyrtohen nga komisionet përkatëse dhe do të kalojnë për miratim në seancën plenare të Kuvendit.
DOKUMENTI




