Shqetësimet që po rriten në Izrael nga Trumpi

Zyrtarët izraelitë besojnë se bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka shumë të ngjarë të përfundojnë me një marrëveshje.

Një zyrtar i qeverisë izraelite i tha gazetës Jerusalem Post se Izraeli ende nuk e di nëse kërkesat e tij do të merren në konsideratë si pjesë e këtyre negociatave, të cilat përfshijnë kryesisht çmontimin e plotë të objekteve të pasurimit të uraniumit, apo nëse do të jetë si marrëveshja e mëparshme bërthamore, të cilën Izraeli nuk e konsideron të mirë.

Donald Trump tha të dielën në mbrëmje, më 27 prill, se bisedimet bërthamore me Iranin po shkonin “shumë mirë”.

“Një marrëveshje ndoshta do të arrihet,” u tha Trump gazetarëve.

Një raund i ri bisedimesh midis Iranit dhe SHBA-së është planifikuar për të shtunën, më 3 maj, dhe izraelitët besojnë se afati i Trump për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin do të zgjatet. Zyrtarë të tjerë izraelitë pohojnë se Izraeli është në komunikim të vazhdueshëm me amerikanët në lidhje me programin bërthamor.

“Nuk është një komunikim njëkahësh, të gjithë po shprehim pikëpamjet tona mbi situatën. Ka komunikim aktiv në shumë nivele. Nuk do të nxitohesha në përfundime. Jam i sigurt se SHBA-të janë të përkushtuara për të parandaluar Iranin të zhvillojë programin e tij bërthamor”, tha një burim tjetër qeveritar izraelit për Jerusalem Post.

Gjithashtu të hënën, më 28 prill, Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, u takua me anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe së bashku me ta deklaroi se nuk do ta lejojnë Iranin të pajiset me armë bërthamore. /tesheshi.com/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button