Shporta minimale sindikale për nëntorin është 62.021 denarë
Vlera e shportës minimale sindikale për muajin nëntor 2024 është 62 021,00 denarë, informojnë nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë. me banesë me qira prej 60 metrave katrorë për mujain nëntor paraqet 77 396,00 denarë
Krahasuar me vlerën e shportës minimale sindikale për muajin tetor 2024 e cila paraqet 61 249,00 është rritur për 772,00 denarë.
“Nga të dhënat e vlerës së Shportës minimale sindikale është evidente se dikush pasurohet në kurriz të qytetarëve dhe punëtorëve, ndërkaq nuk i respekton masat e Qeverisë të cialt krijohen për të ndihmuar qytetarët me të ardhura të ulëta”, thonë nga LSM.
Tregtarët, siç ceket në kumtesën e LSM-së, tregojnë se nuk kanë përgjegjësi shoqërore as respekt ndaj Qeverisë, nëse kemi parasysh se vlera e Shportës minimale sindikale në pjesën për ushqim dhe pije, një ditë pas përfundimit të masës së Qeverisë sërish është rritur për 609 denarë, ndërsa Shporta e përgjithshme minimale sindikale për 772 denarë dhe e njejta është me vlerë 62.021,00 denarë.
“Tregtarët e shfrytëzuan paralajmërimin për masën kalimtare nga Qeveria dhe i rritën në mënyrë të paarsyeshme çmimet në muajin shtator me çka vlera në pjesën për ushqim dhe pije u rrit për 717 denarë, me masën pati ulje prej 965 denarë, ndërsa sot sërish rritje prej 609 denarëve me çka varfërohen punëtorët dhe qytetarët”, thonë nga LSM.
Nga atje theksojnë se vlera e shportës minimale sindikale për nëntorin 2024 e cila paraqet 62.021 denarë, krahasuar me Shportën minimale sindikale nga ajanri 2024 (57.163,00) është rritur për 4.858,00 denarë përkatësisht për 8,5 për qind. Përderisa tek ushqimi dhe pijet LSM për nëntor paraqet 22.678,00 denarë krahasuar me janarin 2024 (21.007,00 denarë) është rritur për 1.671,00 denarë përkatësisht për 7,9 për qind.
Nga LSM thonë se bisedojnë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës lidhur me krijimin e masave të ardhshme por nevojitet që tregtarët ose të tregojnë përgjegjësi shoqërore ose Qeveria gjatë krijimit të masave të reja të jetë më rigoroze në veprimin e praktikave të këtilla jo të drejta tregtare dhe të ndëshkojë.