Shpirtrat e fëmijëve të mas.akruar të Minab-it kërkojnë drejtësi…

Raha u gjet dy herë. Herën e parë nga babai i saj, Reza Zarei, ndërsa ai kërkonte mes rrënojave dhe pluhurit pak minuta pasi raketat goditën shkollën fillore “Shajareh Tayyebeh” në qytetin jugor të Minabit.

Trupi i shtatëvjeçares ishte i pajetë, me gjysmën e fytyrës të mbuluar nga gjaku. Kishte kaluar herë pas pak se një orë që kur banorët e kuptuan se lufta kishte mbërritur në pragun e tyre.

Herën e dytë, Raha u gjet dy ditë më vonë në një morg. Halla e saj, Farzaneh Bastami, eci midis mes rreshtave të të vdekurve, duke ngritur qefinët një nga një.

Pa fëmijë pa gjymtyrë e trupa pa kokë, derisa më në fund gjeti mbesën e saj të vogël. Sot mbushet një muaj nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit. Më 28 shkurt, ato që dukeshin si raketa lundrimi “Tomahawk” goditën shkollën, duke vrarë të paktën 171 persona, shumica fëmijë.

Shkolla ndodhej pranë një kompleksi që dikur i përkiste Gardës Revolucionare (IRGC), por zyrtarët lokalë dhe mësuesit konfirmojnë se baza ishte mbyllur prej pesëmbëdhjetë vitesh dhe ndërtesat ishin ripërdorur për qëllime civile, si klinikë dhe farmaci.

Pentagoni ka njoftuar se hetimet vazhdojnë. Sipas Reuters, hetuesit ushtarakë amerikanë besojnë se sulmi ishte përgjegjësi e forcave të tyre dhe se shkak mund të kenë qenë të dhënat e vjetruara të objektivave. Megjithatë, sulmet nuk u ndalën.

Më 28 mars, dronë të tjerë goditën zonën rreth shkollës së shkatërruar. Analistët e konflikteve sugjerojnë se këta dronë mund të jenë modele të reja amerikane ose izraelite që ende janë në fazë testimi. Për prindërit e Rahës, ajo ishte qendra e botës.

Ajo ishte plot energji, këndonte dhe sajonte poezi”!- kujton halla e saj. Sot, dhoma e saj me letër-muri “Hello Kitty” dhe çanta e shpinës me njëbrirësh qëndrojnë si dëshmi e heshtur e një jete të ndërprerë mizorisht.

Reza, i ati, ulet në shtratin e saj me kokën mes duarve, pa fjalë. Ndërsa Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, bën thirrje për drejtësi dhe hetime të shpejta, retorika politike mbetet e ashpër.

Presidenti Donald Trump, përmes rrjeteve sociale, ka kërcënuar me sulme që do t’i kthejnë infrastrukturat e Iranit në “epokën e gurit”.

Por në Minab, ku familjet vazhdojnë të varrosin fëmijët e tyre, askush nuk ka durim për kërcënime; aty ka vetëm zi. Familja e dhjetëvjeçarit Mohammad Jafari priti një muaj të tërë për një lajm. Ai ishte një nga të zhdukurit e fundit.

Prindërit e tij u detyruan të kryenin teste të ADN-së në qytete të largëta për shkak të kaosit të luftës. Më 29 mars, erdhi telefonata e tmerrshme: ADN-ja e tyre ishte përputhur me një pjesë trupi të gjymtuar – vetëm këmbët dhe një pjesë e gjoksit.

Mostafa, një banor që ndihmoi në operacionet e shpëtimit, përshkruan skena tmerri: “Fëmijët ishin copëtuar, pjesët e trupave ishin hedhur dhjetëra metra larg”. Në fund të marsit, në një xhami të vogël në Minab, Mohammedi u kthye te prindërit e tij i mbështjellë me qefin të bardhë.

Nëna e tij, Khadijeh, e mbajti në krah për herë të fundit përpara djalin e saj të parëlindur  se ta futnin në varrin e hapur pranë shokëve të tij të klasës. Kishte lot, heshtje dhe një lehtësim të padurueshëm: Mohammedi më në fund u gjet. /tesheshi.com/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button