Shpërthim para një dyqani në Këln të Gjermanisë

Një person ka mbetur i plagosur lehtë nga një shpërthim që ka ndodhur para një dyqani veshjesh në Këln të Gjermanisë, raporton Anadolu.

Ndërkohë që policia ende nuk ka dhënë informacion për shpërthimin e ndodhur në rrugën “Ehren” rreth orës 5, banorët e zonës thanë se një kalimtar 40-vjeçar ka mbetur i plagosur lehtë.

Si pasojë e shpërthimit në dyqan janë shkaktuar dëme të tjera materiale.

Në një shpërthim të ngjashëm që ndodhi në Këln më 16 shtator, u plagos një grua që punonte në një restorant.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button