Shpërthim i fuqishëm në Romë/ Shemben tre ndërtesa, dy persona në gjendje të rëndë

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një lagje jugore të Romës pranë autostradës Romë-Fiumicino.
Tre ndërtesa u shembën, ndërsa dy të moshuar, një burrë dhe një grua të moshës 84 dhe 86 vjeç, u plagosën rëndë dhe u shtruan me urgjencë në Spitalin Sant’Eugenio.
Sipas raportimeve fillestare, shpërthimi u shkaktua nga një bombol gazi, ndërsa zjarrfikësit shpëtuan edhe persona të tjerë të bllokuar nën rrënoja.
Shpërthimi dëmtoi edhe ndërtesa të tjera përreth, duke detyruar rreth 70 persona të zhvendosen. Hetimet e para sugjerojnë se rrjedhja e gazit ishte shkaku kryesor.
Shpërthimi shkatërroi tre ndërtesat kryesore dhe dëmtuan disa makina të parkuara në rrugë.
Kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri, i cili ishte në vendngjarje, tha: “Dy persona janë plagosur rëndë dhe po presim të shohim se sa njerëz do të kenë nevojë për strehim emergjent. Zjarrfikësit po punojnë për të përcaktuar shkakun; duket se është një bombol gazi në njërën nga shtëpitë.”



