Shpërthim i fiqushëm në portin iranian, të paktën 406 të plagosur

Të paktën 406 persona janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm pranë Portit Bandar Abbas në bregdetin e Gjirit Persik në Iranin jugor, transmeton Anadolu.
Numri i personave të plagosur në shpërthimin në Portin Shahid Rajaee në Bandar Abbas, në provincën Hormozgan, është rritur në 406, tha zëdhënësi i shërbimit të emergjencave të Iranit, Babak Yektaparast.
Yektaperest njoftoi se disa ambulanca janë dërguan në Bandar Abbas nga qytetet përreth dhe se spitalet përreth janë të përgatitura për të pranuar të plagosurit.
Nga ana tjetër, Drejtoria e Menaxhimit të Krizave në Hormuzgan raportoi se deri më tani nuk ka marrë asnjë informacion për humbje jetësh.
Përpjekjet për të shuar zjarrin pas shpërthimit po vazhdojnë.
Mehrdad Hasanzade, Drejtor i Përgjithshëm i Menaxhimit të Krizave në Hormuzgan, më herët deklaroi se kishin paralajmëruar më parë autoritetet për sigurinë në port.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të shpërthimit, por incidenti mendohet të ketë ndodhur kur kontejnerë me kimikate kanë shpërthyer në port.
Shpërthimi u raportua rreth orës 12:30 të mëngjesit sipas kohës lokale (2100GMT) të shtunën.
Siç raportojnë mediat lokale, shpërthimi ka qenë aq intensiv sa për të shkaktuar dëme të mëdha.