Shorti i 1/8-tës i Ligës së Kampionëve, skuadrat që do të përballen

Derbi spanjoll dhe gjerman do të ketë për raundin e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Do të ketë edhe ndeshja tjera interesante, por vëmendja do të jetë te duelet Real Madrid – Atletico Madrid dhe Bayern Munich – Bayer Leverkusen.
15 herë fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madridi, që shkëlqeu në fazën nokaut të plejofit ndaj Manchester Cityt, do të ballafaqohet me rivalin lokal, Atletico Madridin.
Këto dy skuadra ishin ballafaquar edhe në finalet e viteve 2014 dhe 2016. Që të dyja i kishte fituar Reali.
Derbi të Bundesligës do të ketë po ashtu, pasi gjashtë herë fituesi i “Championsit” dhe skuadra më e suksesshme gjermane, do të luajë ndaj fituesit në fuqi të Bundesligës, Bayer Leverkusenit që për lider në mesfushë e ka Granit Xhakën.
Leverkuseni në edicionin e kaluar ishte finalist i Ligës së Evropës.
Finalisti i Ligës së Kampionëve për vitin 2020, Paris Saint-Germaini, do të ballafaqohet me gjashtë herë fituesin e trofeut të çmuar, Liverpoolin.
Benfica – Barcelona ishin takuar në kuadër të fazës së ligës në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Barcelona e trajnerit Hansi Flick kishte fituar 5:4 në udhëtim, në ndeshjen e xhiros së shtatë. Këto dy skuadra do të luajnë sërish përballë njëra-tjetrës.
Feyenoordi pas shortit të tërhequr në Nyon të Zvicrës të premten, është caktuar të luajë me tri herë fituesin e Ligës së Kampionëve, Interin, kurse skuadra tjetër holandeze, PSV Eindhoven, do të ballafaqohet me Arsenalin për një vend që dërgon në çerekfinale.
Lille i Edon Zhegrovës do të luajë kundër fituesit të vitit 1997 dhe finalistit të vitit të kaluar, Dortmundit. Zhegrova është kthyer në stërvitje të enjten, por sipas mediumeve franceze, ai pritet të jetë i gatshëm për lojë në mesin e muajit mars. Nëse kjo ndodh, sulmuesi i Kosovës nuk do të mund të paraqitet në duelet e forta me “verdhezinjtë”.
Ardon Jashari, që e fitoi epitetin e futbollistit më të mirë të ndeshjes te Club Brugge në fitoren ndaj Atalantas, do të ballafaqohet me Aston Villan.
Në Nyon të premten është caktuar edhe rruga deri në finale.
Fituesi i ndeshjes PSV – Arsenal, do të ballafaqohet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes Real Madrid – Atletico Madrid.
Benfica apo Barcelona do të luajnë kundër Dortmundit apo Lillet në çerekfinale.
Bayern Munichu apo Bayer Leverkuseni do të jenë përballë Feyenoordit apo Interit në raundin tjetër të garës.
Ndërkohë, skuadrat që avancojnë tutje nga ndeshjet PSG – Liverpool dhe Club Brugge – Aston Villa, do të luajnë në çerekfinale.
Ndeshjet e raundit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve luhen më 4-5 dhe 11 e 12 mars.
Çerekfinalet zhvillohen më 8-9 dhe 15-16 prill.
Gjysmëfinalet do të luhen më 29-30 prill dhe 6-7 maj, ndërsa finalja në edicionin aktual do të zhvillohet në “Allianz Arena” në Munich, më 31 maj.
Datat e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve:
Raundi i 1/8 së finales: 4-5 dhe 11-12 mars
Çerekfinalet: 8-9 dhe 15-16 prill
Gjysmëfinalet: 29-30 prill dhe 6-7 maj
Finalja në “Allianz Arena” në Munih: 31 maj
Nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës do të nis tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Paris Saint-Germaini dhe Benfica mund të ballafaqohen me Liverpoolin ose Barcelonën.
Club Brugge dhe Dortmundi do të kenë përballje me Lillen apo Aston Villan.
Real Madridi dhe Bayern Munichu përballë do ta kenë njërën prej Atletico Madridit apo Bayer Leverkusenit.
PSV Eindhoveni dhe Feyenoordi do të ballafaqohen me Arsenalin apo Inter Milanin.
Përveç Ligës së Kampionëve, shorti për 1/8 e finales do të tërhiqet edhe për Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.