Shkupi sërish është ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë

Sot Shkupi është në vendin e nëntë në botë për nga ndotja e ajrit në listën e platformës IQAir (Indeksi botëror për cilësinë e ajrit).

Sipas koncentrimit të grimcave PM në ajër, të matur në orën 11:00 me orën lokale, ajri në Shkup është “i pashëndetshëm” dhe nuk rekomandohet qëndrimi në vende të hapura për njerëzit me shëndet të ndjeshëm.

Qytetet më të ndotura në botë këtë mëngjes janë Delhi në Indi, Lahore në Pakistan, Kalkuta në Indi, Shangai në Kinë, Katmandu në Nepal, Mumbai në Indi, Karaçi në Pakistan dhe qyteti kinez Hangzhu.

Për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) më 27 dhjetor ka marrë masa dhe ka dhënë rekomandime për mbrojtjen e popullatës në Shkup.

Masat u hoqën dje, pasi Sistemi i Monitorimit Automatik Shtetëror përcaktoi se më 4 janar 2024, përqendrimet mesatare ditore të PM10 ishin nën kufirin e përcaktuar të alarmit prej 150 mg/m3.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button